Brian Dëma, polici fierak që përdori të miturin për të shitur drogë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.04.2026, 16:11

Personi në foto është efektivi i forcave “Shqiponja” në Fier, Brian Dëma, i cili është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit nën akuza të rënda që lidhen me përfshirjen në aktivitet kriminal. Hetimet e nisura në vitin 2024 kanë provuar se ai ka rekrutuar një të mitur, fillimisht me pretendimin për të marrë informacione, por më pas e ka përdorur atë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas organit të akuzës, 30-vjeçari ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike dhe familjare të 17-vjeçarit, i cili ishte edhe përdorues droge, për ta përfshirë në aktivitet të paligjshëm. Edhe pse gjatë kontrolleve të kryera nuk u gjetën lëndë narkotike, hetimi proaktiv arriti të dokumentojë veprimet e tij, duke treguar se ai kishte ndërmarrë hapa konkretë për të përdorur të miturin në shitjen e drogës.

Mbi Dëmën rëndojnë tre akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Prokuroria thekson se veprimet e tij kanë cenuar rëndë interesat e shtetit, rendin publik dhe sigurinë e të miturit, ndërsa dosja tashmë i është dërguar gjykatës për shqyrtim të mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit