“Hajni  futi dorën dhe i bëri mamasë bam”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e djalit të Liridona Ademajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2026, 16:03

Është mbajtur sot seanca e radhës gjyqësore për rastin e Liridona Ademajt, ku Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e saj.

Prokurorja Javorka Perlinqeviq, gjatë fjalës së saj, deklaroi se Murseli, bashkëshorti i Ademajt, ka vepruar për përfitime financiare dhe morale, duke simuluar një grabitje, ku viktima është trajtuar si “dëm kolateral”. Sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e vrasjes.

Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, Granit Plava akuzohet si ekzekutuesi i krimit, ndërsa Kushtrim Kokalla dyshohet se ka lidhur ekzekutorin me Murselin.

Gjatë seancës, prokurorja solli edhe deklarime që lidhen me fëmijët e viktimës, të dhëna gjatë një vizite të njërit prej djemve në Suedi, në prani të psikologes. Sipas saj, djali i madh ka deklaruar: “Hajni futi dorën dhe i bëri mamasë bam”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit