Pema shumëvjeçare para Operas ‘sakrifikohet’ për një pusetë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2026, 15:55

Një pemë e madhe shumëvjeçare është prerë ditën e sotme para Operas në Tiranë.

Në mes të ditës dhe pa asnjë paralajmërim, punonjësit e bashkisë kanë shkuar për të prerë pemën pasi pretendojnë se rrënjët e saj kanë dëmtuar një pusetë.

Pa u menduar dy herë për një zgjidhje alternative dhe më efektive ata i kanë vendosur sharrën elektrike pemës duke e prerë me gjithë degë, trung e rrënjë.

Një shfaqje e tillë në mes të ditës, para shumë qytetarëve dhe turistëve ka shkaktuar rrëmujë të madhe dhe pluhur në shesh.

Qytetarët vendas shprehen të shqetësuar për reduktimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet pasi në ditët e sotme betonizimi dhe mungesa e gjelbërimit janë gjithnjë e më të pranishme. Ata thonë se edhe ato pak pemë që i kishin rezistuar viteve dhe mbronin qytetin nga ndotja dhe temperaturat e larta po priten dita ditës pa asnjë lloj ndjeshmërie apo përgjegjësie.

Denoncimi i qytetarit:

Pritet ato pak pisha të ngelura ne Sheshin Skenderbe .Tek OPERA.. epoke betonizimi .ska ajer ,ska hije nga betoni .ne temperaturat deri 45° veres .!! Se di cfar llogjik njerzore apo inxhinier mjerisi FIRMOS për kto veprime. Rrënjet e saj paskan demtu një puset aty .nuk gjejn mënyr tjetër per ta menaxhu ! Iku pema u pre. Nga trungu u be Pluhur e rrëmuje të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit