Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së Rubikut, duke shkaktuar pasoja tragjike. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet kritike.