Gjobaxhinjtë e Bashkisë s’falin, qytetares i marrin makinën, të kolegut s’e shohin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2026, 15:34

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të pakëndshme me të cilën është përballur gjatë ditës së sotme.

Ajo tregon se kishte parkuar automjetin për disa minuta pranë zonës së njohur si “rruga e burgut”, ku ndodhen edhe zyrat e policisë bashkiake. Pasi është larguar për një kohë shumë të shkurtër, në kthim është përballur me një situatë që e cilëson të papranueshme: makina e saj veç se ishte gjobitur ishte marrë me karotrec dhe ishte transportuar drejt ambienteve të policisë bashkiake.

Ndërkohë, sipas saj, pranë automjetit të saj ishte i parkuar edhe një mjet tjetër, në xhamin e të cilit ndodhej një shenjë identifikuese e një punonjësi të policisë bashkiake, e prekurr, vijonte të qëndronte aty dhe pa asnjë masë ndëshkuese.

Qytetarja pranon se parkimi i saj ka qenë i gabuar, por ngre një pikëpyetje mbi standardin e dyfishtë në zbatimin e ligjit, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë, pa përjashtime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit