Autoboti shkarkon ujërat në fushën ku luajnë çdo ditë fëmijët në Yzberisht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2026, 14:08

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Yzberishtit, në Tiranë pasi ka parë një autobot duke shkarkuar ujërat në një fushë të hapur.

Sipas qytetarit, autoboti po shkarkohej në fushën që përdoret çdo ditë nga fëmijët për lojëra. Qytetari shprehet i shqetësuar për ndikimin që kjo veprimtari mund të ketë në higjienën dhe sigurinë e zonës, duke theksuar se fëmijët vazhdojnë të luajnë aty edhe pas shkarkimit të ujërave.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masa për të parandaluar situata të ngjashme, duke garantuar një mjedis të sigurt për fëmijët dhe komunitetin.

Denoncimi i qytetarit:

Te fusha në yzberisht. Përball shikon top chanel, dhe është fushë ku luajn çdo ditë fëmijët. Pak me vonë luajne fëmijët

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit