Një episod i rrezikshëm që vë në pikëpyetje sigurinë rrugore në zemër të kryeqytetit është denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania.
Pamjet filmike të mbërritura tregojnë një drejtues mjeti që sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke rrezikuar hapur jetën e këmbësorëve. Ndërsa të gjitha automjetet janë ndalur për shkak të semaforit të kuq, një mjet tip “Benz” me targë AC 111 VB pret vetëm pak sekonda dhe më pas kalon në shkelje të sinjalistikës, duke krijuar rrezik serioz jo vetëm për qytetarët, por edhe për automjetet e tjera në qarkullim.
Raste të tilla janë bërë gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit dhe në disa raste kanë përfunduar me pasoja tragjike, duke marrë jetë të pafajshme.
Qytetarët, së bashku me redaksinë e JOQ Albania, i bëjnë thirrje autoriteteve policore të reagojnë me masa më të ashpra ndaj shkelësve të tillë, për të parandaluar ngjarje të rënda dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.