Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për katër personat e arrestuar në lidhje me zjarrin që shkrumboi një pallat në zonën e “Farmacia 10” në kryeqytet.
Sipas vendimit të gjykatës, në këtë masë janë lënë Enver Ademi, inxhinier i kompanisë ndërtuese, Altin Furtuna, kontraktori që ka realizuar fasadën e objektit, Agron Cara, administrator i pallatit, si edhe menaxherja e Big Market, nga ku dyshohet se kanë nisur flakët.
E njëjta masë sigurie ishte kërkuar më herët edhe nga Prokuroria, duke u pranuar në tërësi nga gjykata. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit vijojnë.