Çifti Pepnikaj nga 5-e fatit te 50 mln € mashtrim përmes call center-ave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.04.2026, 13:54

Disa lexojnë filxhanin, ndërsa koka e call center-ave mashtruese në Tiranë Granit Pepnikaj bashkë me gruan e tij Anisa Kunxhiu Pepnikaj lexonin numrat e fatit!

Nëse do ta lexosh këtë histori si një fall me numra, atëherë për Çiftin Pepnikaj gjithçka niste nga 5-a! 5 telefonata në javë, 5 “shanse” për të goditur, 5 biznese Graniti, 5 biznese Anisa dhe një rrugë e shpejtë drejt 50 milionë eurove. Çifti i ri e ka kthyer numrin 5 në formulë suksesi jo në llotari, por në telefonata që përfundojnë me llogari të zbrazura diku në Europë.

Teksa “fati” rritej, edhe bizneset shtoheshin me ritëm që as numerologët s’do e shpjegonin dot, kompani që hapen njëra pas tjetrës, pa bilance, pa histori, por me investime që flasin vetë. Dhe këtu hyn në lojë balanca e çiftit, Graniti si “arkitekti” i skemës dhe Anisa si emri që mban në këmbë bizneset sa herë që numrat fillojnë të mos dalin mirë. Një ndarje rolesh që duket më shumë si strategji mbijetese sesa partneritet klasik.

Por çdo formulë ka një kufi. Kur numri 5 fillon të përsëritet më shumë seç duhet, në telefonata, në kompani, në lëvizje, edhe vëmendja rritet. Akuzat për mashtrim shumëmilionësh nuk janë më thjesht statistikë, por një llogari që kërkon shpjegim. Dhe në këtë pikë, duket se “numri i fatit 5” i çiftit po përballet me një tjetër numër… atë të përgjegjësisë dhe akuzave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit