Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.04.2026, 12:04
Mësuesi Alban Bejleri ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një infarkti, pasi kishte përfunduar mësimin me nxënësit e shkollës së fshatit Marjan, në një zonë të thellë të Maliqit, ndërsa shoku i tij i ngushtë, Artur Vrenozi, e përshkruan si një njeri model dhe të rrallë në përkushtimin ndaj arsimit.
"Albanin e njoh prej vitesh. Dje kur më thanë nuk u besoja veshëve. Kur shkova në morgu, kuptova që Albani na la. I gjithanshëm për mua. Ishte njeri model. Fillimisht ka qenë në shkollën e mesme Bilisht, para 6-7 viteve në fshatin Mjaltez, familja u shkëput me dy fëmijë e ngeli fshati pa fëmijë. Shkoi në Marjane. 3-4 nxënës. E kam shoqëruar e vet. Në Mjaltëz ecte 6 orë, këtu 3-4 ore minimalisht. Nga Bilishti me makinë e pastaj në këmbë. Për të dhënë nxënësve dije. Sakrificë e madhe. Ate që e bënte ai janë të rrallë. Familje mësuesish intelektualësh. E tani që po flas e kam të pamundur ta besoj. Vite para vuante nga diabeti por kurohej shpesh. Sakrificë e madhe në këmbë për të mësuar nxënësve dije", shprehet shoku.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR