Tjetër ngjarje makabër në Greqi, trupi i një 19-vjeçareje gjendet i hedhur në kanal

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.04.2026, 12:05

Pa u shuar ende jehona e ngjarjes tragjike ku një 19-vjeçare u gjet në agoni dhe humbi jetën rrugës për në spital, pasi ishte braktisur në mes të rrugës, një tjetër rast i rëndë ka tronditur opinionin publik. Mëngjesin e së premtes (17 prill), trupi i pajetë i një vajze të re u gjet duke lundruar në ujërat e Kanalit të Korinthit.

Sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se viktima është rreth 18-19 vjeç, ndërsa identiteti i saj mbetet ende i panjohur.

Menjëherë pas sinjalizimit, autoritetet u vunë në lëvizje, duke nisur operacionin për nxjerrjen e trupit në tokë, në zonën e Posidonias, në Korinth. Në vendngjarje ndodhen oficerët e Autoritetit Portual të Korinthit, të cilët po punojnë për rikuperimin e trupit.

Pas nxjerrjes, trupi do të transportohet me ambulancë drejt shërbimeve përkatëse, ku do t’i nënshtrohet procedurave të identifikimit dhe ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje apo nëse kemi të bëjmë me një ngjarje me elementë të mundshëm kriminalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit