Vdekja e 19-vjeçares shqiptare, burri misterioz 66-vjeçar: I nisa 200€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.04.2026, 12:07

Ngjarja tragjike e humbjes së jetës së 19-vjeçares shqiptare në ishullin e Kefalonisë ka marrë një zhvillim të ri, pas publikimit të komunikimeve telefonike që hedhin më shumë dritë mbi orët e fundit të saj.

Sipas dëshmisë së një 66-vjeçari nga Preveza, të publikuar nga “Zougla”, ai kishte komunikuar me të renë përmes WhatsApp-it, si dhe me një 23-vjeçare që e njihte prej një viti.

“Diskutimet tona në grupin e bisedave ishin të një natyre shoqërore”, theksoi ai.

Ai përshkruan një video-telefonatë të zhvilluar mbrëmjen e 13 prillit, ku vajza shfaqej në gjendje të rënduar psikologjike dhe i kishte treguar se kishte lënë shtëpinë, pa para dhe pa një vend ku të qëndronte gjatë natës.

“Më 13.04.2026, në orën 23:38, mora një video-telefonatë nga telefoni me profilin Myrto A… e cila zgjati 13 minuta dhe në të cilën vajza ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe më tha se kishte dalë nga shtëpia e saj dhe do të kalonte natën në stola, duke më thënë se nuk kishte para me vete. I sugjerova të kthehej në shtëpinë e saj ose në shtëpinë e një shoqeje dhe ajo u përgjigj se nuk kishte askënd, do të qëndronte në stola, gjë që e ka bërë edhe më parë në të kaluarën.”

Në vijim, ai shprehet se i propozoi t’i siguronte para për një hotel, me qëllim që ajo të ishte e sigurt gjatë natës.

“I kërkova të më tregonte një llogari bankare dhe ajo më sugjeroi t’ia dërgoja me IRIS dhe unë i dërgova 220 euro. Atje vura re edhe mbiemrin e saj, të cilin nuk e dija më parë.

Komunikimi i fundit që pata me të ishte në orën 04:02 më 14/04/2026, për një periudhë dy minutëshe pas një video-telefonate që ajo më bëri. Zbulova se ajo ishte shtrirë në një dhomë dhe në gjendje më të mirë se në video-telefonatën e mëparshme që folëm. Telefonata u ndërpre sepse dikush hyri në dhomë dhe fjala e fundit që arrita të thoja ishte fjala Dimitris, pa qenë 100% i sigurt, sepse ajo e ndërpreu papritur.”

Sipas tij, rreth orës 05:00 të mëngjesit është informuar nga 23-vjeçarja se 19-vjeçarja ishte transportuar në spital, ndërsa më vonë ka marrë lajmin për vdekjen e saj.

Nga ana tjetër, dëshmia e 23-vjeçarit para gjykatës paraqet një version ndryshe të ngjarjes. Ai nuk përmend komunikimin me 66-vjeçarin dhe e përshkruan mbrëmjen si një dalje të zakonshme, që përfundoi në një dhomë me qira për pushim dhe realizim videosh në TikTok.

19-vjeçarja shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike në zonën e Argostolit, në Kefaloni të Greqisë. Autoritetet dyshojnë se shkaku mund të jetë një mbidozë droge, ndërsa tre persona janë shoqëruar në polici dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit