Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një shkollë në Tiranë, ku mësuesi i teknologjisë së informacionit rezulton i zhdukur pa asnjë njoftim apo gjurmë.
Sipas mediave, pas disa ditësh pritjeje pa asnjë kontakt, stafi i shkollës, e cila ndodhet pranë njësisë nr. 4, është detyruar të ndërmarrë veprime për të sqaruar situatën.
Problemi është bërë më serioz kur u konstatua se askush nuk kishte akses në laboratorin e teknologjisë, pasi çelësi dhe karta elektronike e hapjes ndodheshin vetëm në posedim të mësuesit të zhdukur.
Në këto kushte, drejtoria e shkollës ka hapur me forcë ambientin, ku është zbuluar mungesa e 26 laptopëve që përdoreshin nga nxënësit gjatë mësimit.
Duke qenë se mësuesi me iniciale F.Ç ishte i vetmi person me akses të plotë në sallë, dyshimet janë përqendruar ndaj tij. Përveç denoncimit për zhdukje, institucioni arsimor e ka kallëzuar atë edhe për vjedhje, ndërsa vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur.