Një denoncim i fortë është bërë publik dje në rrjet nga Sazan Guri, teksa JOQ Albania publikoi lajmin lidhur me rrëmbimin dhe trajtimin e Altin Goxhaj nga forcat e rendit.
Sipas deklarimeve të bëra nga vetë Goxhaj sot, gjatë shoqërimit është përdorur forcë e tepruar në vendosjen e prangave, duke shkaktuar dëmtime në kyçet e duarve. Këto lëndime nuk do të ndodhnin në kushte normale, përveç rasteve kur prangat shtrëngohen qëllimisht.
Në vijim, një Oficer i Policisë Gjyqësore ka konstatuar dhe dokumentuar dëmtimet, duke i fotografuar ato dhe duke kërkuar hartimin e një raporti mjeko-ligjor. Ky dokument pritet të jetë kyç për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me tejkalim kompetencash apo shkelje ligjore nga ana e efektivëve.

Ngjarja shoqërohet edhe me akuza direkte ndaj një efektivi policie për ushtrim dhune fizike, me qëllim presioni dhe intimidimi. Sipas legjislacionit në fuqi, përdorimi i pajustifikuar i forcës mund të klasifikohet si trajtim çnjerëzor dhe të përbëjë vepër penale.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse!