Ura pranë mullirit të vjetër në Valbonë e amortizuar dhe me dërrasa të thyera

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2026, 10:46

Një qytetar ka ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të një ure pranë mullirit të vjetër në Valbonë, një ndër zonat më të vizituara dhe të bukura turistike të Shqipërisë.

Sipas qytetarit, ura paraqet rrezik serioz për kalimtarët, pasi dërrasat janë të dëmtuara, të çara dhe në disa segmente mungojnë plotësisht. Kjo situatë vë në rrezik të përditshëm si banorët e zonës, ashtu edhe turistët që frekuentojnë këtë destinacion.

Qytetari i bën thirrje institucioneve përgjegjëse, përkatësisht Bashkisë Tropojë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që të ndërhyjnë urgjentisht për rikonstruksionin dhe sigurimin e urës.

Ai thotë se nuk mund të presim derisa të ndodhë një aksident për të reaguar

Valbona konsiderohet një pasuri kombëtare dhe kërkon vëmendje të shtuar nga autoritetet, ndërsa siguria e qytetarëve dhe vizitorëve mbetet një prioritet i domosdoshëm.

Denoncimi i qytetarit:

Thirrje për ndërhyrje urgjente!Tek mulliri i vjetër në Valbonë, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, gjendja e urës është shumë e rrezikshme. Dërrasat janë të prishura, të çara dhe në disa vende mungojnë fare, duke rrezikuar seriozisht jetën e çdo banori dhe turisti që kalon çdo ditë.

I bëjmë thirrje Bashkia Tropojë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që të marrin masa të menjëhershme për rikonstruksionin dhe sigurimin e kësaj ure. Nuk mund të presim derisa të ndodhë një aksident për të reaguar!

Valbona është pasuri kombëtare dhe meriton më shumë kujdes. Siguria e njerëzve duhet të jetë prioritet!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit