Kush ishte Miklovan Dakaj, historia e shqiptarit që u gjet i copëtuar në rezervuar!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.04.2026, 10:04

Areacostadelsol i ka kushtuar një artikull zbardhjes së vrasjes së shtetasit shqiptar të gjetur i pajetë në një thes në rezervuarin e Casasola-s, në Almogía, duke e lidhur ngjarjen me rritjen e rasteve të krimit të organizuar në Costa del Sol. Në shkrim theksohet se rasti i Miklovan Dakajt është pjesë e një realiteti më të gjerë ku zhdukjet dhe ekzekutimet lidhen shpesh me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Sipas artikullit, Dakaj ishte raportuar fillimisht i zhdukur në Marbella pasi kishte dalë nga shtëpia për një takim dhe nuk ishte kthyer më. Më vonë, trupi i tij u gjet në Almogía i fshehur në një rezervuar, duke konfirmuar dyshimet për një vrasje të planifikuar dhe të lidhur me larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Areacostadelsol e paraqet këtë rast si pjesë të një modeli të përsëritur dhune në zonën e Costa del Sol, ku autoritetet spanjolle po përballen me raste gjithnjë e më komplekse të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit