Pësoi infarkt direkt pas mësimit, ky është mësuesi që ndërroi jetë në Devoll

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2026, 09:59

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Devollit, ku një mësues ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Alban Bejleri, i punësuar në shkollën e fshatit Marjan, dyshohet se është goditur nga një infarkt menjëherë pas përfundimit të procesit mësimor.

Burime bëjnë me dije se, teksa po shkonte drejt automjetit të tij, ai është rrëzuar në rrugë, duke ndërruar jetë në vend.

Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore, transportimi i trupit drejt morgut të spitalit të Korçës është kryer me vonesë.

Ndërkohë, policia po vijon veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, e cila dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit