Ekonomi socialistësh, Bora ngatërron rritjen ekonomike me PBB-në

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.04.2026, 10:19

Jo vetëm Zegjineja, PS ka larmishmëri të deputetëve që bëhen lëmsh në ekonomi dhe në artikulim. Bora Muzhaqi është një tjetër deputete e cila në seancën e djeshme parlamentare u vu në qendër të vëmendjes për një gafë në shpjegimin e treguesve ekonomikë.

Teksa fliste për arritjet e qeverisë, ajo deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë është 27 miliardë euro, duke ngatërruar drejtpërdrejt këtë tregues me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Deklarata e pasaktë, pasi rritja ekonomike nuk shprehet me vlerë totale, por me përqindje. E vërteta qëndron se 27 miliardë euro është PBB dhe jo rritja ekonomike.

Këtë deklaratë Bora e ka hedhur në rrjetin social Facebook, por normal duke hequr pjesën e gafës. Gafa e Muzhaqit u shpërnda me shpejtësi dhe nxiti reagime të shumta, duke e vendosur atë në fokus të kritikave për mënyrën e artikulimit dhe kuptimin e çështjeve ekonomike gjatë një seance të rëndësishme parlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit