Vrau 9 nxënës, veprimet e çuditshme të 14-vjeçarit para sulmit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.04.2026, 09:31

Një ngjarje e rëndë tronditi Kahramanmaraşin, ku një nxënës i shkollës së mesme realizoi një sulm të armatosur brenda ambientit shkollor. Nga sulmi humbën jetën 9 persona, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet përreth. Autori i dyshuar, një nxënës i së njëjtës shkollë, kishte ndjekur mësimin normalisht para se të ndodhte tragjedia.

Së fundmi janë publikuar pamje të reja të realizuara brenda klasës, ku autori shihet së bashku me shokët e tij. Në video, ai shfaqet duke bërë lëvizje të çuditshme dhe duke kërcyer në mënyrë të pazakontë pas një shoku të klasës. Sjellja e tij duket e pakoordinuar dhe e pazakontë për një ambient mësimor, duke tërhequr vëmendjen për mënyrën e tij të veprimit para ngjarjes.

Këto pamje kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi gjendjen psikologjike dhe sjelljen e tij në ditët apo orët para sulmit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të kuptuar më mirë motivet dhe rrethanat që çuan në këtë akt tragjik, ndërsa publikimi i videove ka shtuar shqetësimin në opinionin publik lidhur me shenjat paralajmëruese që mund të jenë neglizhuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit