Kica-Xhelili: E domosdoshme që LDK-ja të ringritet edhe me kthimin e figurave si Osmani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.04.2026, 08:49

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka theksuar nevojën për një ringritje të partisë, duke thënë se kjo mund të arrihet edhe përmes rikthimit të figurave të mëhershme që ndajnë ende një vizion të përbashkët me LDK-në.

Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe mundësinë e rikthimit të ish-figurave të rëndësishme, përfshirë edhe ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Racionalisht mendoj që është e domosdoshme që LDK-ja të ringritët duke konsideruar edhe kthimin eventual të të gjitha figurave të LDK-së, të cilat kanë vizon të përbashkët ende me ne. Për fshirë këdo… natyrisht edhe Vjosa Osmanin”, ka thënë Kica-Xhelili.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit