Dëmtohet gypi kryesor në Shkabaj, KRU “Prishtina” paralajmëron reduktime të ujit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.04.2026, 08:39

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se si pasojë e një rrëshqitjeje të dheut në Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.

Sipas njoftimit, për shkak të këtij dëmtimi priten reduktime në furnizimin me ujë në Fushë Kosovë, Obiliq dhe lagjen Emshir. Ndikime në furnizim mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.

Ekipet teknike të kompanisë ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e problemit, ndërsa për orarin e reduktimeve do të njoftohet në vazhdim, theksohet në njoftim. NJOFTIM Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.

Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë në këto zona:

• Fushë Kosovë

• Obiliq

• Lagjja Emshir

Ndikime priten edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.

Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit.

Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit