Makina përplas kotelen në 5 Maj dhe e lë të paralizuar, kërkohet ndihmë urgjente

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.04.2026, 20:55

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku një mace ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas denoncimit, kafsha është parë duke u tërhequr zvarrë, pas pallateve të reja, pranë Big Market, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Qytetari tregon se macja nuk mund të lëvizë, pasi dyshohet se i janë thyer këmbët nga goditja e fortë e makinës.

Gjendja e saj është e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga persona apo organizata që merren me mbrojtjen e kafshëve. Çdo minutë është jetike për shpëtimin e saj.

Nëse mund ta ndihmoni kontaktoni me numrin: +355 68 562 3335

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit