Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.04.2026, 19:40
Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur një shqetësim në lidhje me zhurmën e makinave luksoze që po krijon bezdi të vazhdueshme në zonat e banuara.
Sipas tij, në disa lagje është vërejtur një fenomen shqetësues ku shoferë të automjeteve luksoze zhvillojnë “gara zhurme”, duke i dhënë gaz makinave në mënyrë të përsëritur vetëm për të prodhuar sa më shumë zhurmë. Kjo sjellje, sipas qytetarit, po kthehet në një shqetësim serioz për komunitetin.
Ai thekson se zhurmat e forta dhe të njëpasnjëshme jo vetëm prishin qetësinë e banorëve, por po shkaktojnë frikë edhe te fëmijët e vegjël, të cilët tremben nga shpërthimet e papritura të motorëve në rrugë.
Qytetari apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga organet kompetente, duke kërkuar që të merren masa ndaj kësaj sjelljeje që cenon qetësinë publike dhe sigurinë e banorëve në zonat e banuara.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR