Këta janë viktimat e tragjedisë në Malishevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.04.2026, 16:28

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka reaguar lidhur me tragjedinë në Mirditë, ku vdiqën tragjikisht tre persona, babai, vajza dhe djali i familjes.

Kastrati ka bërë të ditur se viktimat e incidentit të zjarrit në banesë janë nga familja Berisha; Babai Iliri, vajza Nailja dhe djali Kujtimi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi.

Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira”, tha ai.

Kastrati gjithashtu tha se institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe janë në pritje që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt.

“Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit