Ministri grek: 19-vjeçarja Myrto erdhi në spital në frymën e fundit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.04.2026, 14:03

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kefaloni, ku 19-vjeçarja Myrto humbi jetën në Argostoli pas një nate në një dhomë hoteli. Sipas autoriteteve dhe mediave greke, vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak, ndërsa tre të rinj, 26, 23 dhe 22 vjeç, janë arrestuar dhe përballen me akuza për vrasje nga pakujdesia me mosveprim dhe përdorim droge. Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, deklaroi se vajza mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë, me shenja jete minimale, ndërsa mjekët ndërhynë menjëherë pa mundur ta shpëtonin.

Hetimet zbuluan se e reja kishte konsumuar kokainë në ambientin ku po qëndronte me të rinjtë dhe, pasi gjendja e saj u përkeqësua dhe humbi ndjenjat, ata nuk thirrën ambulancën. Në vend të kësaj, e transportuan jashtë dhe e lanë në një zonë publike, duke pretenduar më pas se e kishin gjetur rastësisht në rrugë. Pamjet filmike tregojnë momentin kur njëri prej tyre e nxjerr pa ndjenja nga godina, ndërsa dy të tjerët qëndruan pranë saj kur mbërriti ambulanca, duke u shtirur si kalimtarë.

Sipas dëshmive dhe provave, veprimet e tyre kanë qenë të menduara dhe të koordinuara, pasi njëri prej tyre u kthye për të pastruar dhomën dhe për të fshehur prova, përfshirë telefonin e viktimës. Prokuroria ka ngritur akuza të rënda ndaj tyre, ndërsa të dyshuarit kanë kërkuar afat për t’u mbrojtur në gjykatë. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në Greqi, duke rikthyer në vëmendje rreziqet e përdorimit të drogës dhe përgjegjësinë në raste emergjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit