Kamioni përplaset me furgonin në Itali, humb jetën italiani, shqiptari në luftë me vdekjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.04.2026, 13:34

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Itali, me pasoja tragjike.

Dy automjete u përplasën fuqishëm në zonën e Friulit, duke i marrë jetën njërit prej drejtuesve, ndërsa shoferi tjetër, shtetas shqiptar, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Udines, ku po merr trajtim intensiv.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në zonën e Marianos dhe përfshiu një kamion të drejtuar nga shqiptari dhe një furgon frigoriferik që drejtohej nga viktima. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Ndërkohë, identiteti i shoferit shqiptar nuk është bërë ende publik, ndërsa mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit