Amerikanja qëndron 10 ditë në Vlorë dhe largohet pa paguar, apartamentin e lë të shkatërruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2026, 13:00

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar redaksisë për të denoncuar një shtetase amerikane e cila është larguar nga apartamenti i saj pa shlyer detyrimet financiare dhe duke lënë pas shumë dëme.

Ajo ka treguar se amerikanja e identifikuar si Teena Williams, ka qëndruar për rreth 10 ditë në një apartament në zonën e Lungomares në Vlorë, pronë e nënës së saj.

Pas largimit, ajo nuk ka paguar shumën e rënë dakord prej 300 eurosh (200 euro qira dhe 100 euro energji elektrike), ndërsa banesa është gjetur në gjendje skandaloze dhe me dëmtime të shumta.

Qytetarja shprehet se nëna e saj, pensioniste me të ardhura minimale dhe me probleme shëndetësore, i kishte besuar qeraxhies, e cila justifikohej se nuk mund të tërhiqte para nga bankomati për shkak të komisioneve të larta. Madje, sipas saj, ajo e kishte ndihmuar vazhdimisht duke i ofruar edhe ushqim falas gjatë qëndrimit.

Situata ka shkaktuar shqetësim të madh tek e moshuara, e cila përveç pensionit, punon edhe disa orë në një furrë buke për të përballuar shpenzimet e jetesës dhe ilaçet.

Denoncuesja shton se ka tentuar të kontaktojë me amerikanen për të kërkuar shlyerjen e detyrimit, por ajo i ka bërë bllok në rrjetet sociale pa i dhënë asnjë përgjigje.

Ajo kërkon publikimin e rastit me shpresën se personi në fjalë do të reagojë dhe do të shlyejë detyrimin, si dhe për të paralajmëruar qytetarë të tjerë që të tregojnë kujdes në raste të ngjashme.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ Albania. Doja te denoncoja nje qeraxhie qe ka ndenj ne apartamentin e mamit tim ne Lungomare Vlore per 10 dite Dhe ka ikur Pa paguar parate Duke e lene shtepine ne gjendje katastrofe, komplet shkaterruar Dhe cdo gje te prishur. Ajo eshte nje Business englisch teacher me emrin Teena Williams. Doja te postonit Edhe foton e saj qe te gjithe Studentet e saj te shohin se cfare njeriu ne te vertete eshte ajo. Me vjen keq per mamin tim se eshte pensioniste me nje Pension minimal Dhe punon per te blere ilacet dhe zonjen ne fjale e la ne mirebesim se i thoshte nuk terheq dot nga bankomati se me mbajne shume komision.Ju lutem postojeni Se ndoshta e lexon dhe paguan parate ose Edhe dikush tjeter qe i jep shtepi me qera te kete kujdes nga Kjo Grua. Faleminderit Ju lutem e postoni sa me shpejt. Shume Faleminderit.

She has stayed at Ana Apartament ne Lumgomare Vlore. Mamaja ime eshte me tension te larte dhe semure. I ka shkaktuar shume shqetesime qe ka ikur Pa paguar. Biles ne mbazdite mami punon pak ore ne nje Furre Buke dhe i jepte gjithmone Edhe pizza Ose Byrek falas qe ajo te hante

200 € + 100 Euro drita per Muajin e kaluar sic kemi rene dakord me te. Totali=300 Euro. Eshte edhe figure publike kudo ne internet Punon online Meson business English studenteve online

Sot i kam shkruar dhe me bllokoi pa kthyer fare pergjigje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit