Urgjente! Kërkohet gjak 0 Negativ për një paciente në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2026, 12:00

Një qytetar ka bërë apel publik për ndihmë urgjente në sigurimin e gjakut për nënën e tij, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në repartin e Patologjisë.

Ai ka treguar se e ëma duhet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent, por mjekët i kanë bërë të ditur se ndërhyrja nuk mund të kryhet pa u siguruar më parë gjaku.

Pacientja ka grup gjaku 0 negativ, ndërsa familjarët bëjnë apel për këdo që ka mundësi të ndihmojë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë dhurues i përshtatshëm.

Të interesuarit për të kontribuar mund të kontaktojnë në numrin: ‪+355 68 233 7694‬

Çdo ndihmë është jetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit