Pamje kur grekja hyn gjallë dhe del e vdekur pas natës me tre çuna, përfshirë shqiptarin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.04.2026, 11:08

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për ngjarjen tragjike në Kefaloni, ku një 19-vjeçare humbi jetën pas një episodi të ndodhur në një hotel në Argostoli. Sipas materialeve hetimore dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, vajza është parë duke hyrë në godinë gjatë natës dhe më pas ka ndodhur një situatë ku ajo ka humbur ndjenjat pas konsumimit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.

Në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë tre persona: një 26-vjeçar ish-peshëngritës, një 23-vjeçar dhe një 22-vjeçar me origjinë shqiptare. Pamjet tregojnë momentin kur 26-vjeçari e nxjerr vajzën pa ndjenja nga hoteli dhe e transporton drejt një zone publike, ku më pas ajo është lënë. Më pas, të dyshuarit kanë deklaruar fillimisht për autoritetet se e kishin gjetur rastësisht, por hetimet dhe videot kanë hedhur dyshime të forta mbi këtë version.

Prokuroria ka ngritur akuza të rënda, përfshirë “vrasje me dashje me mosveprim” dhe shkelje të lidhura me drogën, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar dhe po përballen me procesin hetimor. Autoritetet po analizojnë çdo minutë të fundit para ngjarjes për të kuptuar saktësisht përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.

Kronologjia e veprimeve sipas kamerave të sigurisë:

  • Ora 00:27 – Myrto mbërrin në hotel së bashku me të dashurin e saj 23-vjeçar.
  • Ora 02:21 – Mbërrin një ish-sportist (peshëngritës), i cili sipas dëshmive është thirrur për të sjellë drogë.
  • Ora 03:11 – I njëjti person kthehet përsëri në ambient.
  • Ora 03:27 – Mbërrin një 22-vjeçar me origjinë shqiptare.
  • Ora 04:31 – Largohet i pari 22-vjeçari shqiptar.
  • Ora 04:31 – Menjëherë pas tij, peshëngritësi nxjerr Myrton të pavetëdijshme nga hoteli dhe e lë në rrugë.
  • Ora 04:46 – Kamera e sigurisë e kap sërish peshëngritësin duke dalë nga hoteli; sipas dëshmisë, ai ishte kthyer për të komunikuar se ambulanca e kishte marrë vajzën dhe se ajo ishte mirë.
  • Ora 05:14 – Largohet edhe 23-vjeçari që ishte me të në fillim të mbrëmjes.

Prokuroria ka ngritur akuza të rënda, përfshirë “vrasje me dashje me mosveprim” dhe shkelje të lidhura me drogën, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar dhe po përballen me procesin hetimor. Autoritetet po analizojnë çdo minutë të fundit para ngjarjes për të kuptuar saktësisht përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit