Aksident i rëndë në Suharekë, çiklisti 9-vjeçar në gjendje kritike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.04.2026, 10:38

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bërshanc të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një çiklist i mitur.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një fëmijë nëntëvjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, ndërsa aktualisht ndodhet në Mjekimin Intensiv.

Lidhur me rastin, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjendjen e të miturit.

“Fëmija i lindur në vitin 2017 është në gjendje të rëndë, me politraumë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, ai është dërguar në sallën operative nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar Syla.

Autoritetet pritet të japin informacione shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit