Autoritetet në Guangdong të Kinës kanë nisur një hetim pasi një grua dyshohet se hodhi nga ballkoni i apartamentit të saj një shumë parash që vlerësohet të jetë rreth 162,247 dollarë.
Paratë shkaktuan një kaos të vërtetë, ndërsa banorët dhe kalimtarët u vërsulën për të mbledhur sa më shumë kartëmonedha për vete.
Sipas Mail Online, paratë janë të vërteta, ndërsa raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se ngjarja mund të ketë ardhur pas një konflikti me bashkëshortin e saj.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë marrë para t’i kthejnë ato, pavarësisht rrethanave të incidentit.