Ministria e Punës me aksion për inspektimin e sigurisë në vendet e punës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.04.2026, 10:16

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektorati Qendror i Punës do të nisë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke u fokusuar veçanërisht në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme.

“Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit