Shqiptarët paguan 11 MLN € më shumë në mars nga shtrenjtimi i naftës!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2026, 10:03

Rritja e çmimit të naftës gjatë marsit ka goditur drejtpërdrejt buxhetet familjare, duke i kushtuar qytetarëve rreth 11 milionë euro më shumë vetëm brenda një muaji. Çmimi për litër u rrit nga 175 lekë në fillim të muajit deri në 218 lekë në fund, me një mesatare prej rreth 200 lekësh.

Pavarësisht kësaj goditjeje financiare, shqiptarët nuk e kanë ulur përdorimin e makinave. Përkundrazi, konsumi i naftës u rrit me afro 6%, duke arritur në 35.8 mijë ton. Të dhënat tregojnë qartë se nafta mbetet një produkt i domosdoshëm, ku kërkesa nuk ndikohet nga çmimi.

Arsyeja kryesore lidhet me mungesën e alternativave: transporti publik i kufizuar dhe varësia nga automjetet private përditësojnë këtë trend, si gjatë javës ashtu edhe fundjavave.

Ndërkohë, edhe tregu i makinave vijon të zgjerohet. Vetëm në mars u regjistruan gati 7,900 automjete të reja, një rekord historik për këtë muaj dhe 15% më shumë krahasuar me një vit më parë. Pjesa dërrmuese e tyre vijon të jetë me naftë, duke forcuar edhe më tej varësinë nga ky karburant.

Në total, shqiptarët shpenzuan rreth 87 milionë euro për naftë në mars, një faturë që do të ishte ndjeshëm më e ulët nëse çmimet do të kishin mbetur në nivelet e mëparshme.

Edhe pse makinat elektrike po shtohen gradualisht, pesha e tyre mbetet minimale në raport me mbi 1 milion automjete aktive në vend, ku rreth 70% funksionojnë me naftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit