Orest Sota në SPAK për 5 orë, pyetet për lidhjet me Agasin në skandalin e AKSHI-t

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.04.2026, 08:53

Biznesmeni i ndërtimit Orest Sota qëndroi për rreth pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dha shpjegime në lidhje me skandalin e AKSHI-t. Ndonëse ai arriti t’u shmangej kamerave në hyrje, burime për VNA konfirmuan se Sota u pyet për njohjen e tij me Ergys Agasin, i cili aktualisht është në kërkim.

Sipas të njëjtave burime, Ergys Agasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke ushtruar presion dhe duke urdhëruar rrëmbimin e biznesmenëve me qëllim që të tërhiqeshin nga tenderat publikë. Lidhjet e mëparshme biznesore mes Sotës dhe Agasit kanë ngritur dyshime dhe janë bërë pjesë e hetimeve.

Orest Sota nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është përfshirë më herët në një rast të bujshëm, kur u arrestua në automjet me 680 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vitet e fundit, Sota ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa paraqitja e tij në SPAK vjen në kulmin e hetimeve për skandalin e AKSHI-t, një çështje që pritet të zbardhë më tej lidhjet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit