Një student nga Elbasani ka denoncuar në redaksinë tonë mënyrën se si po trajtohen praktikantët pranë Raiffeisen Bank, duke e cilësuar situatën si tallje me studentët.
Ai thotë se në nëntor të këtij viti në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit u njoftua një program praktike 6-mujore i paguar pranë bankës, ku studentëve iu premtua një bonus mujor. Të interesuarit aplikuan dhe nisën praktikën, me idenë se do të përfitonin një shpërblim simbolik, jo një pagë të plotë.
Megjithatë, studenti pretendon se pagesat kanë qenë shumë më të ulëta nga sa pritej. Për muajin nëntor janë dhënë rreth 19 mijë lekë të vjetra, ndërsa për dhjetorin vetëm rreth 600 lekë të vjetra. Sipas tij, ka edhe raste kur studentë të ndryshëm kanë marrë shuma të ndryshme, nga 500 deri në 1000 lekë për të njëjtin muaj.
Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me faktin se shumë studentë kanë hequr dorë nga bursat mujore për t’u bërë pjesë e praktikës, ndërkohë që, sipas denoncimit, nuk janë informuar se do t’u hiqej edhe ndihma ekonomike familjare. Kjo ndihmë, sipas studentit, është ndërprerë me arsyetimin se ata konsiderohen në marrëdhënie pune.
Po ashtu, studenti shprehet se, pavarësisht këtyre ndryshimeve, praktika nuk po u njihet zyrtarisht si eksperiencë pune, edhe pse kjo ishte një nga arsyet kryesore pse pranuan të bëhen pjesë e programit.
Denoncuesi shton se përveç shumave të ulëta, ndaj tyre është aplikuar edhe tatim mbi pagesat, duke i ulur akoma më shumë përfitimet.
Studentët kërkojnë transparencë dhe sqarime për kushtet reale të praktikës dhe për mënyrën e trajtimit të përfitimeve të tyre financiare.
Denoncimi i studentit:
Pershendetje Joq!Ja si tallen me studentet e elbasanit punonjesit e Raiffeisen bank.Ne kontrate premtonin bonuse mujore me te larta per kete intership.Me mir mos kalonin lek fare sesa te tallen ne kte lloj menyre! Ateher ne nentor te ktij viti ne fakultetin ekonomik te elbasanit na erdhi njoftimi per te kryer praktike 6 mujore te paguar prane bankes Raiffeisen.Pra kush kishte deshire.Te interesuarit ben aplikimin dhe shkuan prane bankes.Normalisht studentet e dinin qe do ishte thjesht nje bonus mujor jo rroge tamam.Per muajin nentor i kan kaluar 19 mije leke te vjetra dhe sot i kaluan vetem 600 leke per dhjetorin.Shumica e studenteve kan hequr dore nga bursat mujore vetem per tu bere pjese e praktikes(gje qe nuk ju lajmerua fare qe do i hiqnin dhe ndihmat ekonomike dhe u premtua bonus mujor).Pertej faktit qe shuma eshte qesharake,qe dikush merr me shum e dikush me pak(gjithmon flasim nga 500 deri 1000 lek per muajin dhjetor) te pakten ti kalojn cdo muaj jo nje her ne kaq kohe.Sinqerisht studentet kan hequr dor nga bursa per te perfituar praktike dhe mir kjo po i hoqen dhe ndihmen ekonomike te familjes pa u njoftuar
zbatohet dhe tatimi mbi kto kan majt dhe 90 lek
Eshte dhe kjo pjesa qe studentet kan heq dor nga bursa e shkolles.Kjo dihej per kte i kan njoftuar.Ata qe marrin burs prej ndihmes ekonomike ne shkoll u hiqet.Pjesa ku nuk esht njoftuar njeri esht pjesa e ndihmes ekonomike qe merr familja qe i esht hequr.Pra supozohet diku ke 200 mije lek te vjetra maksimumi i bonusit+ndihme ekonomike.Gje qe eshte shume per ato familje qe skan mundesi.Ndihma eshte hequr me arsyetimin se studentet jane ne marrdhenie pune.Nderkohe studentet mir qe marrin shuma qesharake po nuk i rezulton askund sikur po i njihen kto 6 muaj pun.Se kshu u premtua dhe me kte justifikim hoqen ndihmen ekonomike te familjes.Me iden qe "punon"dikush.
