Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.S., 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar pranë Urës së Prekanit, në Shënkoll, e dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.
“Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë“, njoftojnë blutë.