SI SOT/ A do të hetohen komisionet e fryra të ‘shushunjës’ Union Net?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.04.2026, 15:50

Tre vite më parë, më 15 prill 2022, një qytetar denoncoi për JOQ një praktikë që shumëkush e ka hasur, por pak e kanë ngritur zërin, komisionet e larta të Union Net për transfertat monetare brenda vendit. Për një shumë prej 10 mijë lekësh, qytetarit iu mbajtën 800 lekë komision një shifër që për shumë familje shqiptare përkthehet në një kosto të papërballueshme për një shërbim bazik.

Në një kohë kur transfertat financiare në botë po bëhen gjithnjë e më të lira dhe të shpejta, në Shqipëri duket se qytetarët përballen me tarifa që sfidojnë çdo logjikë ekonomike. A është normale që për të dërguar para nga një qytet në tjetrin të paguash sa një pjesë e mirë e një rroge ditore? Dhe mbi të gjitha, kush i kontrollon këto tarifa dhe pse nuk ka transparencë për mënyrën si llogariten?

Western Union në Shqipëri përfaqësohet nga Union Net, një kompani e themeluar në vitin 2014, nga kompania Arch Investor, në pronësi të vëllezërve Edmond dhe Niko Leka. Tre vite më pas, pyetjet mbeten të njëjtat,a ka nisur ndonjëherë një hetim për këto komisione të fryra? A do të ketë ndonjë reagim nga institucionet përgjegjëse, apo qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë “taksa të fshehura” për çdo transfertë? Sepse heshtja në këtë rast nuk është zgjidhje është thjesht një faturë më shumë për qytetarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit