Kurbinsja hipën mbi kangjella dhe futet me forcë në oborrin e SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.04.2026, 14:32

Një incident i pazakontë u regjistrua këtë të mërkurë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku një grua nga Kurbini arriti të kapërcente perimetrin e sigurisë dhe të hynte brenda zonës së mbrojtur.

Menjëherë pas veprimit, ajo u kap nga efektivët e policisë, të cilët ndërhynë dhe e morën nën kontroll, duke e larguar nga ambientet e SPAK. Shkaku i këtij veprimi lidhet me një konflikt pronësie, për të cilin ajo pretendon se po i merret prona e saj dhe se prej vitesh nuk po gjen zgjidhje ligjore për çështjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit