Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi: 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2026, 14:20

Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş të Turqisë.

Shkolla është evakuuar menjëherë pas incidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe autoambulanca.

Sipas autoriteteve, mes viktimave janë 1 mësues dhe 3 nxënës, ndërsa 4 të plagosur ndodhen në gjendje kritike.

Guvernatori i Kahramanmaraş, Mukerrem Unluer, bëri të ditur se autori i dyshuar ishte një nxënës i klasës së 8-të, i cili dyshohet se ka përdorur armët e babait të tij, ish-polic. Ai ka hyrë i armatosur në shkollë, ka hapur zjarr në dy klasa dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas hetimeve paraprake, sulmuesi fillimisht ka qëlluar në oborrin e shkollës përpara se të futej brenda ambienteve mësimore dhe të vazhdonte sulmin.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Arsimit i Turqisë, Yusuf Tekin, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Për ngjarjen është vendosur gjithashtu ndalim publikimi i informacioneve.

Ngjarja ndodh vetëm një ditë pas një tjetër sulmi të armatosur në një shkollë në Şanlıurfa, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në institucionet arsimore në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit