Aksident tragjik vdes një person pasi rrokulliset me traktor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2026, 14:11

Sot rreth orës 11:20 është raportuar një rast tragjik në fshatin Polanë të Istogut, ku një person ka humbur jetën gjatë punës me traktor në pyll.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se viktima, nga fshati Leskoc i Klinës, kishte shkuar për të siguruar dru me traktor, por dyshohet se gjatë lëvizjes në terren është rrokullisur me mjetin.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Klinë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore për të kryer hetimet dhe për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit