Vajzat e “Showbizit” zihen për paratë e tij, kush është ‘biznesmeni’ Mir Pepa?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.04.2026, 13:57

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arresti për Jetmir Pepën, i njohur si Mir Pepa, një person me precedentë penalë që prej muajsh rezulton në kërkim.

I etiketuar së fundmi në media si biznesmen, Pepa ka një të shkuar të njohur për autoritetet. Disa vite më parë ai ndryshoi mbiemrin, duke marrë atë të ish-partneres së tij Xhulia Marashi – motra e modeles së njohur Oriola Marashi, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë.

I njohur për stilin e jetës luksoze dhe lidhjet e përfolura me figura të njohura të showbiz-it, Pepa nuk është i panjohur për policinë. Në korrik të vitit 2021, ai i shpëtoi një atentati në Tiranë së bashku me Altin Gjokën, ndërsa për atë ngjarje u shpallën në kërkim disa persona të dyshuar.

Prej janarit 2025, ai rezulton në kërkim edhe për një tjetër incident të rëndë: të shtënat me armë zjarri në ambientet e Parkut Olimpik gjatë një koncerti festiv në natën e ndërrimit të viteve. Sipas hetimeve, pas një konflikti, Pepa ka qëlluar dy herë me armë në një sallë të mbushur me të rinj dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Në atë moment, në skenë po performonte reperi Stresi, ndërsa pritej edhe pjesëmarrja e artistëve të tjerë.

Emri i tij është përmendur edhe në një konflikt tjetër të bujshëm, ku u përfshinë motrat Berisha dhe blogerja Klea Prenga, ku Pepa është përfolur si ish-partner i Marinela Berishës.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit