Këto janë zonat në Prishtinë që do të mbesin pa ujë nesër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2026, 13:49

Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë të enjten (16.04.2026), në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Zonat e prekura nga ndërprerja e furnizimit janë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, lagjja ‘Nic’, lagjja ‘Qershia’, lagjja ‘Qëndresa’, lagjja ‘Priam’ dhe fshati Miradi e Epërme.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ njofton se ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Ulëza’, të cilat do të realizohen nga Komuna e Prishtinës.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju njoftojmë se për çdo zhvillim lidhur me këtë rast do t’ju mbajmë të informuar”- thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit