I tronditur dhe pa asnjë mundësi për të zgjidhur situatën, një banor i prekur nga zjarri i djeshëm pranë QSUT-së ka treguar për mediat se nga flakët ka humbur gjithçka.
Apartamenti i tij në katin e katërt është shkatërruar plotësisht dhe çdo gjë brenda tij është bërë shkrumb e hi.
I moshuari, i irrituar, u shpreh se policia nuk po e lejon të afrohet për të parë banesën, të cilën e kishte blerë rreth dy vite më parë për 150 mijë euro.
Ai shtoi se natën e kishin kaluar jashtë, pasi nuk kishin asnjë vend tjetër ku të strehoheshin.
“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh. Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani. Nuk rrezikuam”, tha ai.