Banorët e pallatit të përfshirë nga zjarri masiv ditën e djeshme kanë shprehur sot tronditjen dhe pasigurinë e thellë që ka lënë pas kjo ngjarje, e cila shkatërroi banesa dhe solli momente paniku për familjet e prekura. Ata tregojnë se ende po përpiqen të kuptojnë shkallën e dëmeve dhe fatin e të afërmve të tyre.
Një prej banoreve ka rrëfyer se ka humbur komunikimin me një mikeshë të saj, e cila jetonte në pallatin e përfshirë nga flakët. Sipas saj, telefoni i saj rezulton i fikur që prej pasdites së djeshme, në kohën kur zjarri përfshiu ndërtesën dhe situata doli jashtë kontrollit.
Ajo shton se mikesha jetonte e vetme dhe shpreson që ajo të ketë arritur të largohet në kohë nga banesa. Megjithatë, mungesa e çdo kontakti ka shtuar ankthin dhe pasigurinë mes banorëve, të cilët presin ende informacione zyrtare mbi gjendjen e personave që ndodheshin brenda godinës.