Banorja në lot kur sheh pallatin e djegur te ‘Arlis’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.04.2026, 11:32

Trishtim dhe dëshpërim për banorët që kanë humbur shtëpitë nga zjarri i frikshëm që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis”, përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe kanë lënë pas familje të tëra në pasiguri, duke u përballur me humbjen e gjithçkaje që kishin ndërtuar me vite.

Mes pamjeve të rënda, një grua është parë duke vështruar drejt godinës së shkrumbuar me lot në sy, në një moment që pasqyron dhimbjen e banorëve të prekur. Ndërkohë, këtë mëngjes, në zonë janë parë edhe qytetarë të shumtë kureshtarë që i janë afruar vendngjarjes për të parë nga afër pasojat që ka lënë zjarri dhe shkatërrimi i shkaktuar nga flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit