Kërkohet burgim i përjetshëm për terroristët në rastin Banjska

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2026, 11:11

Është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjskë, duke u theksuar se provat e administruara dëshmojnë një organizim me qëllim terrorist dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Prokurori i rastit, Naim Abazi theksoi se të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, duhet të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen me dënimin maksimal të paraparë me ligj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit