Zjarrfikësi e pranon vetë: Menaxhimi i zjarrit dje ishte katrahurë, helikopteri turp i madh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.04.2026, 11:00

Zjarri i rënë ditën e djeshme në pallatin 12 katësh te Farmcia 10 në Tiranë vijon të mos ketë një shkak të qartë ndërkohë që edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës është shoqëruar me polemika dhe kaos të madh.

Zjarrfikësi Alban Laçi ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe menaxhimin e operacionit të zjarrit që përfshiu dje pallatin.

Gjatë një emisioni televiziv, Laçi vuri në dyshim disa nga masat e marra në terren, veçanërisht mënyrën e evakuimit dhe përdorimin e mjeteve të ndërhyrjes.

Sipas tij, evakuimi përmes shkallëve dhe përdorimi i autoshkallës mbetet i diskutueshëm, duke theksuar se zjarri fillimisht ka nisur nga pjesa e jashtme e ndërtesës, në fasadë, dhe më pas është përhapur brenda.

Pyetja që lind është: a ishte i nevojshëm evakuimi nga shkalla, autoshkalla aty? Kjo ha diskutim, sepse ky zjarr ka filluar nga pjesa e jashtme, nga fasada, dhe pastaj është futur brenda. Ato janë apartamente të izoluara dhe teknikisht nuk depërton në shkallë. Kur projektet janë projektuar, janë projektuar në mënyrë të atillë”, u shpreh ai.

Një tjetër pikë kritike, sipas Laçit, ishte përdorimi i helikopterit, të cilin e konsideroi të panevojshëm dhe joefektiv në këtë rast.

Është një turp i madh përdorimi i helikopterit në këtë ngjarje sepse nuk kryen asnjë lloj funksioni. 7 mijë euro ora është kostoja e helikopterit. Pilotët i njoh personalisht, janë çuna të shkëlqyer. Edhe manovrat që kanë bërë aty duke hedhur ujin deri në fasadë… ndërhyrja është shumë komplekse dhe është përgjegjësi e Shërbimit Zjarrfikës, që drejton ngjarjen”, deklaroi ai.

Ai kritikoi gjithashtu menaxhimin e përgjithshëm të situatës, duke e cilësuar atë të çorganizuar.

Aty ishte një katrahurë, një rrëmujë që bëhet në çdo ngjarje në Shqipëri, dhe nuk menaxhohen ashtu siç duhet. Ka nevojë urgjente për ngritjen e shkollës së Shërbimit Zjarrfikës dhe largimin e politikës nga Shërbimi Zjarrfikës. Nuk mund të futet prefekti, apo X e Y, sepse janë gjëra teknike që duhet t’i zgjidhin teknikët. Ajo teknikë, për fat të keq, mungon në Shqipëri”, përfundoi Laçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit