Këto janë çmimet tavan për derivatet sot në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2026, 10:53

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës për datën 15 prill 2026.

Sipas njoftimit, vërehet një shtrenjtim i lehtë i çmimit të naftës në krahasim me ditët e kaluara.

Bazuar në vendimin e MINT-it, çmimet që do të vlejnë për 24 orët e ardhshme janë:

Nafta (dizel): 1.76 euro për litër;

Benzina: 1.44 euro për litër;

Gasi: 0.89 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të obligueshme për të gjitha pikat e shitjes së derivateve të naftës në territorin e Republikës së Kosovës.

MINT ka njoftuar konsumatorët se në rast të hasjes në çmime më të larta se këto të caktuara me vendim, mund t’i drejtojnë ankesat e tyre në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11000.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit