Djegia e pallatit, Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, kunati i Xhafës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.04.2026, 10:41

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në Tiranë, duke deklaruar se godina do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi dhe se qytetarët e dëmtuar nuk do të mbeten pa zgjidhje. Ai theksoi gjithashtu se nuk duhet që kostot e dëmit të mbulohen nga taksapaguesit, por përmes mekanizmave të sigurimit dhe përgjegjësisë së subjektit ndërtues. Në reagimin e tij, Rama u bëri thirrje familjeve të prekura të qëndrojnë të qetë dhe vlerësoi ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe forcave të rendit, që i mban me rrogë qesharake.

Reagimi i plotë

Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.

Megjithatë, mbeten pikëpyetje për afatin real të rindërtimit dhe sidomos për zgjidhjen e menjëhershme të strehimit të banorëve që humbën shtëpitë. Kompleksi Arlis e ndërtuar nga “Arlis Ndërtim” u shkrumbua pasditen e djeshme nga një zjarr që fillim nisi nga Big Market poshtë pallatit dhe dogji të gjithë kompleksin sikur të ishte bërë me karton. Pas Arlis Ndërtim, qendron kunati i Fatmir Xhafës, Armand Lilo dhe ortakut të tij Altin Çelës. Lind pyetja: a do ta mbajë Kryeministri fjalën për rindërtimin e plotë dhe trajtimin e familjeve të dëmtuara, apo ky mbetet një tjetër premtim që do të testohet nga koha dhe realiteti në terren?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit