“Big Market” që shkrumboi pallatin prej bukë-peshku të Mand Lilos

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.04.2026, 10:42

Pamjet pas zjarrit janë tronditëse: fasada e pallatit e me “bukë-peshku” është kthyer në hi, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme në disa kate.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e kartonave pranë ambientit të “Big Market”, në katin përdhe të godinës. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialit të fasadës, duke e bërë të vështirë izolimin në minutat e para.

Banorët janë evakuuar në kohë, ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar për orë të tëra për të vënë situatën nën kontroll. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen viktima, por dëmet materiale janë të mëdha.

Pallati, i lidhur me emrin e biznesmenit Mand Lilo, ishte i ndërtuar me një fasadë dekorative që dyshohet se ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë debatin mbi sigurinë e ndërtimeve dhe kontrollin e bizneseve në katet përdhe, sidomos kur bëhet fjalë për marketet, në këtë rast "Big Market" që djegin materiale të rrezikshme si kartonët apo elementë të tjerë lehtësisht të djegshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit